• |
ide | kryesore

Vëllai i Meghan Markle për Harry: Hiq dorë nga ajo

Paparazzi, Slider



Asgjë nuk mund ta ndalë dasmën e vitit, atë mes princit Herri dhe Megan Markle, por ujërat edhe mund të trazohen.

Teksa familja mbretërore po merret me detajet e fundit përpara dasmës, një letër e të vëllait të Meghan, ka vënë në vështirësi këtë të fundit.

Ai ka vetëm një porosi për princin Herri, ta rimendojë vendimin, sa nuk është ende vonë.

“Je ende në kohë”. Kështu e nis letrën e tij për princin Herri, vëllai i aktores Meghan Markle, Tomas, vetëm pak ditë përpara dasmës mbretërore. Tomas nuk është kursyer aspak në fyerjet për të motrën, për të cilën është kujdesur vetë që kur ajo ishte fëmijë.

Për të, Meghan është absolutisht e lodhur, e cekët dhe mendjemadhe, e cila do të tallet me familjen mbretërore dhe trashëgiminë e saj. Në letër, e cila tashmë ka bërë xhiron e botës, shkruhet për herrin se sa më shumë kohë të kalojë dhe sa më shumë afron dasma, aq më e qartë bëhet fakti se ky është gabimi më I madh në të gjithë historinë e dasmave mbretërore.

“Meghan Markle” nuk është absolutisht femra e duhur për ju. Jam shumë konfuz se përse ju nuk shihni Meganin e vërtetë që sheh gjithë bota. Por 51-vjeçari nga Oregoni i SHBA-ve nuk mjaftohet me kaq. Ai ankohet se babai i tyre u zhyt në borxhe të mëdha vetëm për të mbështetur Meganin në ëndrrën e saj për aktrim dhe ende sot vuajnë financiarisht. Tomas thotë se as ai dhe as babai i tij nuk janë ftuar në dasmë.

“Çfarë lloj njeriu do ta zhyste babain e saj në borxhe deri në faliment dhe më pas do ta harronte totalisht?” por ai e mbyll letrën për princin me fjalët: “Gjithsesi Meghan është ende motra ime. Është familja ime. Ndaj çfarëdo që ajo të bëjë, të më harrojë mua apo familjen, prapë mbetet familja. Sipas të vëllait, qëllimi i Meghan është vetëm një: të portretizojë veten në mënyrë krejt false, si princesha Diana e re. “Ajo po luan rolin e saj më të madh të jetës, atë të Dianës. Dianën e adhuronin në të gjithë botën dhe për arsyet e duhura por Meghan nuk është Diana” përfundon letra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *