• |
ide | kryesore

Ambasadori Lu flet për Tahirin dhe Vettingun: Politikanët e inkriminuar jo më në jetën publike

Lajme, Të fundit



Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, ka folur sot për politikanët e inkriminuar dhe Shoqërinë Civile.

Në një konferencë me temë “Modelet e reja të biznesit për OSHC-të”, ambasadori Lu tha se shumë politikanë të inkriminuar nuk janë më ne jetën publike.

Ai ka folur me emra, duke përmendur Arben Ndokën, Elvis Rroshin, si dhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe vettingut.

“Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet”. – tha Lu.



2 Comments

  1. Dear Ambassador, eshte nje cike si kontradiktore te flasesh sot per lenjen e mandatit, kur nuk keni thene asgje per mosheqjen e mandatit nga Gjykata Parlamentare…. Ne fund te fundit nuk ka asnje prove.
    Gjithsesi dua te shtoj faktin se ishim ne merak per Ju pasi qe nga dalja e disa raporteve te DASH, ju kemi pare shume rralle ne TV. Ishim mesuar te hanim dreken dhe darken duke ju pare aq sa na dukej sikur po drekonim dhe darkonim me ambasadorin USA.

  2. Perfshirja e forte e ambasadorit amerikan ne jeten politike eshte vetem pozitive. Kjo rrace politikanesh nuk trembet as nga populli as nga kjo drejtesi e mefshte dhe e trembur ne Shqiperi. E majta dhe e djathta jane “nje” ne Shqiperi. Te gjitha keto levizje, goditje jane bere me insistimin e forte amerikan. Sa mire qe jane dhe ekzistojne. Reforma ne drejtesi sa ka filluar. Nuk eshte qellimi kryesor largimi i disa gjykatesve dhe prokuroreve. Por ata qe do ngelen , do hapin dosjet e ketyre peshqve te medhenj, qe sot duken te fuqishem, por qe do perfundojne ne burg. Tahiri eshte vetem i pari. Nuk keni pare gje, akoma. Do keputen nje nga nje. Kjo eshte e sigurte. Veshtiresia me e madhe e ketij operacioni eshte konfiskimi i pasurive, pronave, llogarive bankare. Kjo eshte sfida.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *