• |
ide | kryesore

Kokaina në Maminas/ Avokatët kërkojnë lirimin e shoferit dhe administratorit të kompanisë, pronari në arrati

Lajme, Të fundit



Sasia prej 613 kilogramë kokainë të kapura disa javë më parë në Durrës çuan në burg vetëm dy persona, e këtë të premte dy të arrestuarit kërkojnë lirimin në Gjykatën e Lartë.

Avokatët e shoferit Armando Pezaku e administratorit të kompanisë Arbri Garden Donald Lushaj, kanë kërkuar lirimin e dy klientëve të tyre, me argumentin se nuk ka asnjë provë të përfshirjes së tyre në aktivitetin kriminale.

Ndërkohë që në Gjykatën e Lartë ka shkuar tashmë rekursi, pronari i kompanisë së bananeve Arbër Çekaj, është ende në arrati.

Madje këtë të premte, në një fjalim të tij para shoqërisë civile, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, e cilësoi Çekajn si një “peshk të madh” që duhet kapuyr sa më parë nga drejtësia shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *