Sali Berisha e quan gënjeshtër, Fake News, deklaratën e Edi Ramës sot, se pjesa më e madhe e investimeve të progamit të qeverisë “1 miliard dollarë për rindërtim”, do t’i shkojë veriut të vendit.
Sipas Berishës, në tre qarqe të veriut sëbashku, në 5 vite të qeverisjes së tij, Rama ka investuar më pak se 40% të investimeve që janë bërë në qarkun e Fierit.
Duke e quajtur të turpshme këtë deklaratë të Ramës, Berisha e quan pasardhësin e tij ‘Edvin Kristaq Urrejtja’, në statusin që publikoi në Facebook.
POSTIMI:
“Breaking News/Fake News!
Pasi nga urrejtja aterore, ne tre qarqe te veriut te marra se bashku, ne 5 vite ka investuar 40 % me pak se sa vetem ne qarkun e Fierit, Edvin Kristaq Urrejtja deklaroi sot se me çekun 1 miliarde do ta laje Veriun ne flori! Turp! sb” – shkroi Sali Berisha.
Deklarata e Edi Ramës sot për etiketimin e ndarjes jug-veri:
“Të gjithë ata që vazhdojnë të bëjnë teorinë e tmerrshme të ndarjes së veriut me jugun dhe përpiqen në mënyrë të vazhdueshme të na lënë faturën e një imazhi sikur jemi më pak të interesuar për veriun, po ju them se pjesa më e madhe e programit “1 miliardë për rindërtim” është nga Tirana e lartë, sepse përfshin tre vepra madhore që i takojnë pikërisht këtyre territoreve. Kjo flet vetë.” – u shpreh Rama në Lezhë.
©LAPSI.AL
edvini din vetem dallimin mes kokaines,heroines e kanabis.ose qfar shije ka m.ti frrokut,roshit,doshit,balilit e ruqit,vllahutin e mao LUU ce dun.
Ballkanit i eshte shtuar nje tjeter Drakula me gen Serb mbas atij te Rumanise qe nuk kerkon te shkoje ne ferr pa shperbere Shqiperine.
i pa emer e me mut ne tru kush po takon serbet e ruset me shum se rama edvin,kristaqi lenin,enveri stalin dhe edi vuqiq.keta dhe mu.in serb kur e han therrasin popoviq e mugosha te ju bekoi.a nuk e ftoi bregoviq ne tiran,rusve i shiti naften,koalicionin me meten jua bekoi tadiq,ne gjdo ty tre muaj shkon e i lepin bythen vuqiq.