• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gafat nga Donnarumma i japin Juves, Kupën e Italisë (shikoni golat)

F1, Sport



Pas një pjese të parë të mbyllur 0-0, Juventus hyri me një tjetër mentalitet në pjesën e dytë të Kupës së Italisë. Brenda 8 minutave bardhezinjtë gjetën 3 herë portën e Milan.

Skuadra e Allegrit gjeti golin e parë në minutën e 56-të me anë të mbrojtësit Mehdi Benatia. Ai shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Në të 61-tën ishte Douglas Costa që dyfishoi me një goditje nga jashtë dhe një gabimi të Donnarumma.

Portieri i Milan gaboi edhe 3 minuta më pas pasi i shpëtoi topi nga duart në zonë dhe Mehdi Benatia përfitoi duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 3-0. Pak minuta më vonë ishte sulmuesi i Milan, Kalinic qe realizoi nje autogol dhe duke mbyllur përfundimisht ndeshjen. ©LAPSI.al

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/r3/R3XE.mp4



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *