• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Hajdarmatajt dhe çështja ‘Tahiri’, PD mbledh grupin parlamentar, pritet të bllokohet Kuvendi

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar pak para se të niste seanca e Kuvendit. Mësohet se grupi i PD ka vendosur që të mos lejojë vijimin e seancës së sotme, duke e bllokuar atë.

Gjithashtu deputetët e PD do transmetojnë fjalimin e tyre në Facebook nëse u hiqet mikrofoni dhe nuk lejohen të flasin.

Kujtojmë se vendimi i PD për të bllokuar seancën e Kuvendit vjen pas publikimit të dosjes për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali si dhe pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku për të shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ky i fundit kishte në dorë dosjen ‘Tahiri’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *