• |
ide | kryesore

Djegia e fabrikës së riciklimit në Mëzez, ekspertiza: Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme, Të fundit



Kur po mbushen 3 javë nga zjarri i fuqishëm që përfshiu fabrikën e riciklimit në Mëzez të Tiranës, specialistët janë drejt përfundimit të ekspertizës.

Nga gjurmët e konstatuara, dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme, por fakti se janë denoncuar luhatje të tensionit, po hetohet dhe mbi këtë situatë.

Gjurmët e gjetura në një grumbull të ngjeshur plastike në qendër të fabrikës, pranë makinerive, kanë shtuar së shumti dyshimet për ngjarjen e 22 prillit.

Një tjetër pistë është dhe luhatja e tensionit, pikërisht në njërën prej këtyre makinerive, çka mund të ketë shkaktuar dhe shkëndijat.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *