• |
ide | kryesore

Elbasan, plagosi me armë 22-vjeçarin, kapet autori tre javë pas ngjarjes

Lajme, Të fundit



Tre javë pas plagosjes së një 22-vjeçari në lagjen “11 nëntori” në Elbasan policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe bashkëpunëtorin e tij.

Në pranga u vu Juxhino Seferi, 22 vjeç i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

“Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”, në lagjen “11Nëntori”, Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh.R dhe më pas është larguar me një automjet.

Ndërkohë u ndalua edhe Mattia Ajazi, 23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, sqaron policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *