• |
ide | kryesore

A do të arrestohet Saimir Tahiri? Monika Kryemadhi thotë se…

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk beson se Saimir Tahiri mund të arrestohet tani që është njeri i lirë.

“Kush do ta arrestojë? Prokurorë që kanë probleme me veten e tyre me të shkuarën dhe atë që përfaqësojnë”,- shprehu ajo skepticizmin e saj.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” Kryemadhi tha se nëse kjo ndodh, ai do hapë librin e shënimeve dhe do nxjerrë gjithë urdhëruesit.

“Tahiri do hapte librin e shënimeve, do nxirrte të gjitha urdhëresat. “Rilindja” ka përgjegjësinë, por Edi Rama është përgjegjësi si për kanabizimin, rritjen e borxhit, rritjen e taksave, koncesioneve”,– shtoi ajo.

Kryemadhi u shpreh e bindur se shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ishte pjesë e lojës së Edi Ramës për të shpëtuar Saimir Tahirin.

Ajo shkoi më tej dhe akuzoi zëvendësuesen e Hajdarmatajt, Donika Prelën, mike të kryeprokurores Arta Marku, siç u shpreh Kryemadhi, se ishte një nga personat që kishte dijeni për vjedhjen e postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit.



2 Comments

  1. Me gjithese mos respektin e kesaj Moniqes dhe Metes mbas kepuces,e ka gjetur kete parashikim per Taho drogen.,sepse eshte pjese e kesaj loje.Ka mesuar nga eksperienca e Metes me qitap ne dore.Moniqa ke te drejte,kot nuk behesh kryetare BGSH te Socialisto-integrale-demokratike-came-mbeturina hajdutesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *