• |
ide | kryesore

Tabloidi britanik: Reperi i dënuar shqiptar tymos hashash dhe këndon në qeli

Lajme, Të fundit



Media britanike, ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një artikull reperit shqitpar Fari Lleshi i njohur me pseudonimin ‘2Gunz’, i cili vuan dënimin në një burg të Britanisë.

Ai është dënuar me tre vite burg për trafik droge, por sipas tabloidit britanik shqiptari është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe qëndron i lidhur me botën e jashtme përmes telefonit.

Ai poston video duke pirë hashash në qeli dhe duke kënduar. Fari Lleshi, djali nga Kukësi e ka nisur rrugëtimin e tij në Itali nga ku është dëbuar pasi grabiti një bankë dhe u dënua me 6 vite burg.

Në artikull thuhet 29-vjecari hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe me kamion, ndërsa më pas ndihmoi bashkatdhetarët e tij të bënin të njëjtën gjë.

Në videot live nga burgu Guys Marsh shihen edhe të burgosurit e tjerë që kanë sende të ndaluara brenda në qeli.4C1B106000000578-5719657-image-a-35_1526069539613



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *