• |
ide | kryesore

FOTO/ Tahiri futet fshehurazi në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit



Gazetarët nuk patën mundësi të fiksojnë një moment nga hyrja e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku ai do të njihet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Tahiri u soll nga shtëpia e tij në gjykatë i shoqëruar nga policia dhe ka zgjedhur të futet në ambjentet e gjykatës nëpërmjet garazhit.

Foto më lart është bërë në ambjentet e gjykatës dhe duket prokurori i çështjes Besim Hajdarmataj para se të hyjë në seancë.

Për Tahirin është hera e parë që del nga shtëpia pas katër ditësh të gjata. Të shtunën pasdite prokurorët e njohën me vendimin e gjykatës për të qëndruar në arrest shtëpie, në bazë të akuzave të njohura për të për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesmarrje në organizatë kriminale.



3 Comments

  1. ””futet fshehurazi ””

    ””dhe ka zgjedhur të futet në….. nëpërmjet garazhit.””

    O bushat.. Nuk e vendos tahiri nga do hyje dhe nga do dali.. ai eshte arrest shtepie.. Policet qe e moren nga shtepia vendosen ta fusin nga garazhdi..

    Pra nuk ishte Tahiri qe ‘U FUT FSHEURAZI’… ‘DUKE ZGJEDHUR TE FUTET NEPERMJET GARAZHDIT” por ishte policia qe kishte vendosur keshtu..

    Pse e deformon cdo lajm o burr i dheut ? .. pse do te hdhesh dozen tende te helmit ne cdo lajm.. ? Ti vec se tregon qe nuk je asnjanes me keto lloj lajmesh.

  2. po do me e bo lajmin i cik si nper filma o besniko
    supsens
    konspiracion

    kshu shkojn robt ne klikojn te lajmi
    me i fjal e hajn prej titullit ne i shtohen klikimet bushatit

  3. Jo mor jo, lajmet behen per ari-n, Saimir Tahipin, te Myturin ne Mutin e Meros, Stalinin e disa kara te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *