• |
ide | kryesore

Tahiri para Krimeve të Rënda, avokati kërkon hetim në gjendje të lirë

Lajme, Të fundit



Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë së ish ministrit Tahiri. Gjyqtare e seancës eshte Liliana Baku.

Në seancë është i pranishëm vetë Tahiri. Ndërkohë përballë tij janë edhe dy prokurorët e çështjes, mes tyre Besim Hajdarmataj i shkarkuar vetëm pak ditë më parë nga drejtimi i Prokurorise se Krimeve të Rënda.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia tha se do të kërkojë shfuqizimin e vendimit që ka marrë gjykata në ngarkim të klientit të tij.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se brenda korrikut dosja pritet të çohet në gjykatë.

Tahiri akuzohet për trafik të narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror në kuadër të hetimeve për dosjen “Habilaj”.

Prokuroria është shprehur se ka prova të reja për ish-Ministrin nga letërporositë e Greqisë dhe Italisë dhe dëshmitë e marra brenda dhe jashtë vendit.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha të shtunën e 12 majit vendimin për masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Prokurët e çështjes Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkuan masën “arrest me burg” por gjykata mori parasysh rrezikshmërinë e ulët shoqërore kur vendosi arrest shtëpie..

Prokurorët kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *