• |
ide | kryesore

Eleni Foureira:Momente të vështira në Eurovizion,më shkaktoi humbje në peshë

Paparazzi, Slider



Këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila përfaqësonte Qipron në Eurovizon, Eleni Foureira, ka rrëfyer se pjesëmarrja e saj në Eurovizion nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë për të.

Përveç presionit që ajo ka pasur nga Greqia për shkak të deklaratave në lidhje me origjinën e saj shqiptare, Eleni ka treguar në një intervistë për mediat greke se ka kaluar një stres shumë të madh.

“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë pëpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur 3 kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omëleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 deri në orën 12 të darkës”, -shprehet këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *