• |
ide | kryesore

Pa ekspertizë, Gjykata pushon hetimin për paisjen përgjuese IMSI Catcher

Lajme, Të fundit

Gjykata e Tiranës, vendos të pranojë kërkesën e prokurorisë, për pushimin e hetimeve për pajisjen e dyshuar përgjuese IMSI Catcher. Vendimi për dosjen që shkaktoi furtunë në politikën shqiptare pranverën e 2016, është marrë gjatë ditëve të fundit, pasi prokuroria argumentoi se ishte në pamundësi të administronte të gjitha provat e nevojshme, për t’i dhënë zgjidhje çështjes.

Kjo për faktin, se autoritetet italiane, nuk i ishin përgjigjur prokurorisë shqiptare, e cila përmes një letër-porosie kërkonte të kryente në prani të prokurorit dhe një grupi të licencuar ekspertësh të kryente ekspertimin e pajisjes së dyshuar.


Kjo me qëllim, për të mësuar nëse me të janë kryer përgjime të paligjshme në vendin tonë, apo ajo u përdor vetëm për trajnimin e policisë. Duke qenë se përgjigja e letër-porosisë u vonua dhe afatet tërësore të hetimit përfunduan, e vetmja rrugë që i mbeti prokurorisë, ishte t’i kërkonte gjykatës pushimin e çështjes.

“Ky vendim është i ndërmjetëm. Nëse përgjigja e letër-porosisë do vijë dhe nga ekspertimi i pajisjes do të rezultojnë të dhëna me interes për hetimin, atëherë prokuroria do ti bëjë drejtohet gjykatësit paraprak me kërkesën për riçeljen e hetimeve”, tha një burim i prokurorisë për News 24.

Pajisja Imci Catcher, rezulton se ndodhet në ambasadën italiane në Tiranë, referuar kjo informacionit që autoritetet e shtetit fqinj i përcollën prokurorisë së Tiranës, përmes një letër-porosie që u ishte dërguar më herët.

Duke qenë se sipas ligjit, territori i ambasadës konsiderohet tokë e huaj, prokurorët nuk mund të kryejnë asnjë veprim hetimor, pa pëlqimin e italianëve. Në këto kushte, dosja e cila u bë shkak për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, për momentin mund të konsiderohet një kapitull i mbyllur për drejtësinë.

Hetimet për pajisjen e dyshuar përgjuese nisën pranverën e 2 viteve më parë dhe asokohe, me kërkesën e prokurorisë, gjykata vendosi të pezullojë nga detyra, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe të dërgojë në arrest shtëpie dy oficerë, vartës të tij, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Pak ditë më vonë, këto vendime u shfuqizuan.

Po për këtë çështje, prokurorët dështuan në gjykatë, në tentativën e tyre për të këqyrur disa kompjuterë në Policinë e Shtetit, pasi nuk mundën të argumentonin se për çfarë do tu shërbente një veprim i tillë hetimor.

Dosja Imsi Catcher, pa frikë mund të konsiderohet si peng i letër-porosivë. Por nga përgjigjet e letër-porosive varet edhe fati i një tjetër dosje të nxehtë, ajo e kontratave lobuese të Partisë Demokratike me Uashingtonin. Prokurorët janë në pritje të informacioneve nga SHBA dhe Skoci, si e vetmja mundësi që ti japin zgjidhje çështjes. /News 24

3 Comments

  1. Ky eshte paralajmerimi se prokuroria,do te ndjeke te njenjten rruge edhe per audion e Babales dhe te gazetarit Olldashi.Prandaj edhe Rama flet,si kodra mbas bregut.Bravo prokuroria.Nderkohe,gjithe keto marreveshje me Italine,qe po na permenden,edhe nga analistet ,nuk munden ta detyrojne ambasaden italiane te dorezoje aparaturen pergjuese dhe te jape ndihmen e saj,per te bere expertimin e asaj paisjeje.Bravo Rilindja.

  2. kriminelet rama,tahiri,xhafa nuk ka njeri qe i prek per sa koh kan monstren nenen negjmije ,drakullen spartak braho e vampirin ruqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu