• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Grabitja në prokurorinë e Durrësi, veprim i një grupi të strukturuar kriminal, nisin hetimet

Lajme, Të fundit

Gjatë natës është grabitur për herë të dytë brenda një muaji, Prokuroria e Durrësit. Sipas informacioneve të deri tanishme, mësohet se grabitësit ende të pa identifikuar kanë grabitu zyrën e një prokuro dhe një oficeri të policisë gjyqësore, por kanë marrë edhe serverin e kamerave.


 Menjëherë pas kësaj grabitje ka ardhur një reagim nga vetë organi  i akuzës, ku thuhet se janë nisur hetimet dhe bërja e inventarit,  po ashtu ka nisur dhe një procedim penal. Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Por në nenet e cituara nga Prokuroria për këtë hetim, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal.

Pikërisht neni 333 pika a thotë: Grupi i strukturuar kriminalKrijimi, organizimi ose drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal për kryerjen e veprave penale dënohen me burgim nga tre deri në tetë vjet. Pjesëmarrja në grupin e strukturuar kriminal dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.


2 Comments

  1. O ju dhjefsha dyshimet! Ceshte ky shtet leshi qe ja ruajne prokurorine roje private. Turp qe ne cdo varjant , me ane të PPP, krijohen shanse per skandale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.