Nga serverat e prokurorisë së Durrësit është grabitur dosja e 613 kilogramëve kokainë të kapur në Maminas. Denoncimi vjen nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një shënim në faqen e tij në Facebook, shkruan se kjo është një vepër kriminale e Ramës.
“Te dashur miq, dje u vodh ne prokurorine e Durresit serveri i dosjeve me te medha te krimit te organizuar, nder me te fuqishmit ne Europe! Nje jave me pare u rrembye si rastesisht posta e dosjeve qe transferoheshin nga Tirana ne kete prokurori!
Seriali i rrembimit dhe vjedhjeve te paprecedenta te dosjeve me te renda dhe serverit te tyre ne prokurorine e Durresit, eshte deshmi tjeter e degjenerimit te narkoshtetit ne Shqiperi. Vjedhja e serverit te prokurorise ndofta nuk u realizua nga te njejtit njerez qe vodhen serverin e tatimeve me 20 milione deklarata tatimore te qytetareve shqiptare, por u realizua me urdherin e te njejtit kryebandit qe perdor krimin kunder ligjit, pra me urdher te Edi Rames” shkruan Berisha, sipas të cilit në prokurorinë e Durrësit janë grabitur të dhënat e disa dosjeve të rëndësishme.
“Nder dosjet e vjedhura me serverin e prokurorise eshte dosja famoze e 613 kg kokaine, qindra faqe te te ciles deshmonin se pritesi i saj ishte klani Rama; ishte dosja e Spitalles e Olsit dhe kompanise fantazme te parkut industrial; ishin regjistrimet e bisedave te Gjushit me balozet e zi te medhenj te krimit dhe droges ne Shqiperi dhe rajon; ishin pergjimet ambientale por edhe informimet qe Edi Rama i bente Gjushit se ai eshte ne pergjim te trefishte; ishte dosja famoze e tokave” vazhdon Berisha.
Bravo Sale i habite maloket dhe katunaret.