• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si shpërtheu në flakë makina e 24-vjeçarit (pamje të rënda)

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 01:41 minuta të së hënës në aksin që lidh Elbasanin me ish-Kombinatin Metalurgjik. Një 24-vjeçar i identifikuar si Klodian Korançe humbi jetën pasi makina që doli nga rruga shpërtheu në flakë.

Portali “55news.al” ka siguruar pamjet filmike të aksidentit. Aty duket se si automjeti “Mercedez- Benz” përplaset me murin e servisit në anë të rrugës. Viktima nuk ka pasur mundësi shpëtimi.

Nga veprimet e para të policisë rrugore, dyshohet si shkak i aksidentit të jetë bërë dalja nga rruga e mjetit nga pagjumësia apo shpejtësia. Sipas policisë mjeti ka rënë në flakë menjëherë pas përplasjes. Ende nuk dihet shkaku i djegies, por dyshimet e policisë janë se makina ka marrë flakë për shkak të rrjedhjes së gazit, të cilin makina e përdorte si lëndë djegëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *