• |
ide | kryesore

Vuçiç: Fuqitë e mëdha e kanë vendosur, pavarësinë e Kosovës nuk e ndryshojmë dot

Lajme



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nisur ta pranojë se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme. Këtë e la të kuptohet në një intervistë për të përditshmen serbe Novosti, ku shprehet pesimist se nga dialogu me Prishtinën mund të dilet në një zgjidhje tjetër veç pavarësisë, të cilën sipas tij e ka përcaktuar Perëndimi.

“Është e vështirë të dalim me një propozim të ri, sepse fuqitë e mëdha perëndimore kanë vendosur si bazë faktin që çështja territoriale e Kosovës është zgjidhur, duke i dhënë pavarësinë. Dhe prej kësaj ata nuk heqin dorë.”

Vuçiç pranon se zgjidhja përfundimtare do të jetë e dhimbshme për serbët dhe se për këtë duhet një konsensus i gjerë shoqëror në Serbi.

“Duhet të përpiqemi të shohim se çfarë mund të përfitojmë, jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për ata në Serbi. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme duhet të ketë konsensus të gjerë në shoqërinë tonë.”

Megjithatë presidenti serb vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës është mbi të gjitha në interes të Serbisë dhe nuk pranon që me të bëhet Pazar në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *