• |
ide | kryesore

Dënohet pedofili nga Pogradeci, 15 vjeçarja lindi fëmijën nga përdhunimi

Lajme, Të fundit



Gjykata e Korçës dënoi me 4 vite e 8 muaj burg, pedofilin nga Pogradeci që përdhunoi një 15 vjeçare. Ligor Biba u dënua, pasi analizat e ADN së fëmijës së lindur nga përdhunimi vërtetuan fajësinë e tij.

Analiza e ADN-së iu bënë foshnjës së 15- vjeçares në fshatin Velçan të Pogradecit nxori se pretendimi i të miturës se i ati i fëmijës ishte fqinji i saj 55-vjeçar, ishte i saktë.

Përgjigja e ADN-së doli disa muaj pas ngjarjes, që tronditi familjarët e të miturës dhe tashmë ajo i është bashkangjitur dosjes së Gjykatës. Ngjarja u zbulua tetorin e vitit të kaluar kur një 15- vjeçare e shoqëruar nga prindërit denoncoi se ishte abuzuar seksualisht nga një 55-vjeçar, banor i fshatit Velçan.

Situata ishte edhe më e rëndë pasi vajza, nxënëse e klasës së 9-të, ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Ndërsa vetë vajza identifikoi fqinjin e saj si personin përgjegjës për këtë ngjarje, vetë autori i dyshuar Ligor Biba, por edhe familjarët e tij, e përjashtuan mundësinë që ai të kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Pak muaj pasi foshnja ka ardhur në jetë, ADN-ja ka vërtetuar atësinë e 55-vjeçarit e nga ana tjetër kjo është prova që pritet të hedhë poshtë të gjithë pretendimin e tij para drejtësisë se nuk kishte gisht në përdhunimin e 15-vjeçares Xh.B.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *