• |
ide | kryesore

Vrau kunatin që i përdhunoi vajzën, lirohet nga burgu Fatmir Tarellari

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fatmir Tarellari



Fatmir Tarellari, 50-vjeçari që vrau kunatin e tij në Volos të Greqisë, u lirua përkohësisht nga qelia, me kushte shtrënguese, pas kërkimit të faljes.

50-vjeçari akuzohet për vrasje me paramendim në gjendje të qetë shpirtërore.

Megjithatë, prokurori dhe hetuesi nuk u pajtuan nëse ndaj tij duhet të caktohet në paraburgim apo jo dhe Këshilli Gjyqësor do të vendosë brenda pesë ditëve.

Kujtojmë se Tarellari vrau kunatin Erjon Pelovani, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar që në moshën 9 vjeçare vajzën e tij, ndërsa kohët e fundit, tashmë që ajo është 18 vjeç, e kishte shantazhuar duke i kërkuar para, ose përndryshe duhet do të publikonte video intime të tyre.

Nga ana e Alexis Kouya, i cili ka marrë përsipër mbrojtjen e autorit, u raportua se klienti i tij “nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd”.

Në të njëjtën kohë, gruaja e dytë e autorit , me të cilën ai ka një djalë 10-vjeçar, ruan distancën nga 50-vjeçari. Në deklaratat e saj ajo thotë se nuk beson se vëllai i saj ka përdhunuar vajzën e burrit.

“Nuk besoj që vëllai im të ketë bërë diçka të tillë, sepse nuk di gjë. Por edhe nëse e ka bërë, ka ligje. Nuk duhej të vriste vëllain tim, na ka vrarë të gjithëve me atë që ka bërë, të gjitha u shembën. Ka ligje për të vënë të gjithë në vendin e tyre dhe le të jetë vëllai im. Por jo për ta vrarë. Prindërit erdhën, po qajnë, janë të çmendur, duhet t’i marr të gjitha vetë”.



3 Comments

  1. Greqia ka drejtësi ,ka gjyqtare,jo vetingashe qe lirojne perdhunuesit,trafikantet,drogaxhinjte,hajdutet ne kembim te lekëve qe marrin dhe futin neper burgje hallexhinjte.

  2. Mos qaj per nje perdhunues pedofil dhe pse e ke vella. Ne kete moment heshtja do ishte gjeja e duhur qe duhet te besh dhe jo te qurravitesh nese ke pak dhembshuri nene dhe seder femre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *