• |
ide | kryesore

Dëshmia/ Arrest shtëpie për 30-vjeçaren që braktisi foshnjën

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie nënën nga Pogradeci, e cila lindi dhe braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Ndonëse, fëmija u gjet i gjallë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ai nuk mundi të mbijetojë përkundër përpjekjeve të mjekëve.

Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t’i bëhet ekspertiza psikologjike. Ajo e ka marrë vesh në gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të foshnjës së porsalindur. Në dëshminë e saj para efektivëve, 30-vjeçarja ka thënë se nuk është e martuar dhe ky fëmijë ishte i pari që sillte në jetë. Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar.

“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”- ka deklaruar 30 vjeçarja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *