• |
ide | kryesore

FOTOT/ Si u shpëtuan turistët polakë të bllokuar në Alpet Shqiptare

Lajme, Të fundit



Ka marrë fund ankthi për 7 turistët polakë në rrezik për jetën në Maskollatë të Tropojës. Mësohet se polakëve të bllokuar në majë të malit iu dha ndihmë nga punonjësit e kantierit të kompanisë Gener 2, të drejtuar nga specialisti i sigurisë.

Turistët, duke dashur të ndjekin shenjat e shtigjeve për hiking, kanë përfunduar jashtë shtegut të sigurt të paracaktuar. Kur panë se kishin përfunduar në majën e një skarpate të rrezikshme prej 150 metra lartësi dhe në rrezik për jetën, kanë kërkuar ndihmë.

Kanë qenë punonjësit e kompanisë Gener 2 që u janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë të turistëve. Në dispozicion i janë vënë mjetet e kompanisë dhe stafi është angazhuar duke organizuar nje evakuim të sigurte për ta. Gjatë operacionit të shpëtimit, turistët u zbritën me anë të një teleferiku të posaçëm të kompanisë dhe u dërguan në vend të sigurt, jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *