• |
ide | kryesore

Vajza australiane: Udhëtimi im traumatik në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit
traumatik



Një e re australiane e ka përshkruar si “kaotik” dhe “traumatik” atë që duhet të ishte “udhëtimi i saj i ëndrrave” në Shqipëri, Itali dhe Greqi. Anna Shatilova nga Sydney pranoi se ishte e papërgatitur mendërisht si një udhëtare e vetme kur përshkroi muajin e saj të parë jashtë vendit në Evropë. Vajza e re bëri një listë me “gjërat kaotike” teksa udhëtonte nëpër Shqipëri.

Fotoja e parë tregon një minibus shumë të mbushur me njerëz në Shqipëri. Shumica janë të rinj. Ajo që asaj i ka bërë përshtypje është se shoferi e mban hapur derën e furgonit gjatë rrugës madje edhe kur është duke udhëtuar me shpejtësi të madhe. Ajo thotë se kjo është një “përvojë vërtet traumatike”.

American traveller Nikki (pictured) has retold her 'traumatising' experience on a Greek ferry saying it was a 'miracle' she wasn't sick among passengers vomiting around her for two hours

Shoferi sipas saj fliste në telefon dhe e drejtonte autobusin me bërryl. Ajo ankohet për mungesën e kondicionerit në autobusë dhe ndau një foto që tregonte djersitjen e saj në rroba. “Kjo është arsyeja pse ata e mbajnë derën hapur, sepse nuk ka kondicioner”, – ka komentuar një grua në postimin e saj. Ajo bie dakord: “Po, shoferi na dha një “fllad të mirë”.

She was also traumatised by the state of bus travel in the Balkans

Më pas Anna tregon foton e një tualeti të vogël, por mbi të gjitha mjaft të pistë për të cilin ka paguar 2 euro për ta përdorur. Më pas vajza e re tregon një foto të këmbës së saj të fryrë për shkak të pickimit nga mushkonjat. Sipas saj këmba iu bë si tullumbace gjatë natës.

Anna was socked to pay equivalent to $3.30AUD to use this toilet

Nuk ishin më të mira pushimet e vajzës edhe në Itali e Greqi pasi në një bujtinë greke ajo duhej të ndante dhomën me një çift tjetër sepse pronarët kishin pranuar më shumë rezervime. Megjithatë vajza tha se e ka konsideruar si aventurë udhëtimin e saj traumatik në Ballkan pavarësisht peripecive. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. ah Lapsi Lapsi, pse nuk e vini qe ne titull qe kjo ka pare makth me sy edhe ne Greqi? Apo shqiptaret negativitet duan per vendin e tyre, zi e me zi

  2. Rreth 8 miliarde njerëz në botë, rreth 8 milion syresh erdhën në Shqipëei këtë vit, një Australiane me një akount instagrami e paska kaluar keq në Shqipëri, Lapsi i bën reklamë. Me miq si Lapsi, kush ka nevojë për armiq.

  3. na plasi bytha se do kjo pushime me 50mijlek, shpenzo pra kurv ose mos hajde fare rri ne australi buçe

  4. Motra ti ke nevoje thjesht per nje t’qime….

    Por je ne vendin e gabuar.

    Shqiptareve nuk iu grefet. Greket jane te te tredhur qe nga 2008-a.

    Keshtu qe shiko mos ben ndonje udhetime andej nga Nigeria apo Kenia.

  5. Lexoji komentet e po te duash mos u bej optimist qe Shqiperia do te behet ( ne fakt ajo eshte bere nje kopesht me lule) Mos guxoni te kritikoni ndonje gje,helbete te vockel.Proud to be Albanian

  6. Gerdeci tregoi shtetin mafioz te ndertuar nga Sali Berisha,nje nga kriminelet me te medhenj kunder interesave te kombit shqiptar.Ai qendron si Esat Pasha dhe Sllobodan Milloshevici.80 vjec tani eshte politikani me negativ dhe i inkriminuar qe po demton interesat kombetare,mbeshtet terroristin Fredi Bejleri dhe bashkepunon me mafiozin tjeter Ilir Meta.Pa arrestimin e Berishës dhe Metes SPAK ska bere asgje.

  7. Un thash ca i kishte ndodh. Keshtu eshte kur se ai njeri, vjen verdall vetem dhe ankohet per karlliqe, zevzeke. Dhe lapsi qe sle lajm copa karesh e kurvash pa botu. Me hengri mushkonja, u djersita, ishte dera hap, banja e vogel. Dhe lapsi me tendenc piblikon cdo karllik te till. Laspi perfundimisht media antishqiptare

  8. Idiotet e dobishem patrote, nacionaliste, qe e duan atdheun dhe nuk lejojne as kritiken me te vogel.

    Njeri thote kane ardhe 8 milione turiste *!!!!!!!, tjetri shan me fjale te ndyra gocen e huj, tjetri ithote pse erdhe. A ka me absurde se keto komente nga mendje te shplara dhe boshe nga cdo logjike e thjeshte.

    Mos u merzitni se vitin tjeter nuk vjen me goca dhe bashke me te shume e shume turiste te tjere te zhgenjyer nga propaganda e pushimeve ne “Maldivet” shqiptare. Dhe te gjithe ju qe e shani bejini sh….n “Karaibeve shqiptare” me Jorgo idiotin ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *