• |
ide | kryesore

Der Spiegel: Shqipëria, rruga e re e emigrantëve

Lajme, Të fundit



Mediat gjermane e shohin me shqetësim shndërrimin e Shqipërisë në rrugë re të re kalimi të emigrantëve ilegalë nga vendet me shumicë islamike drejt Europës. Reporterët e të përjavshmes “Spiegel” vizituar zonat kufitare shqiptaro-malazeze dhe konstatuan se ata ndihmohen nga trafikantë vendas të qenieve njerëzore për të kaluar në shtigje kufitare që nuk mbikëqyren nga autoritetet.

Sipas një trafikanti shqiptaro-malazez nga Ulqini, i identifikuar me emrin Bajram, bëhet fjalë kryesisht për refugjatë të strehuar në kampet e Turqisë. Ai shprehet se u tregon emigrantëve rrugët në këmbim të parave.

Autoritetet boshnjake thonë se që prej fillimit të vitit, në kampet e këtij vendi janë strehuar mbi 5 mijë emigrantë të jashtëligjshëm, 7 herë më shumë se e njejta periudhë e një viti më parë. Kampet e Bosnjës konsiderohen një nyje e rëndësishme për emigrantët ilegalë për të vazhduar rrugën drejt vendeve të zhvilluara europiane.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *