• |
ide | kryesore

Kalon vetingun gjykatësja Marçela Shehu, pasuri modeste krahasuar me kolegët

Lajme, Të fundit



Gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu e kaloi me sukses Vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sapo shpalli vendimin ku Shehu i rikonfirmohet qendrimi në detyrë. Vendimi u dha 3 ditë pas seancës dëgjimore. Marçela Shehu është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Trupa gjykuese drejtohej nga Brunilda Bekteshi dhe kishte anëtarë Lulzim Hamitajn dhe Olsi Komicin.

Marçela Shehu e nisi karrierën në gjyqësor në vitin 2006. Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe pasi punoi për pak muaj në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit, pozicion të cilin e mban edhe sot.

Marçela Shehu zotëronte një pasuri familjare prej 1.3 milionë lekësh në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj është dyfishuar, duke kapur vlerën e rreth 2.7 milionë lekëve. Pasuria familjare e zonjës Shehu ndahet në 200 mijë lekë llogari bankare, 1.5 milionë lekë kursime në cash dhe rreth 1 milion lekë automjete. Gjyqtarja ka gjithashtu në bashkëpronësi një shtëpi private të ndërtuar në vitet 1998-2000, të cilën e ka përfituar si rrjedhojë e martesës dhe e ka deklaruar atë në vitin 2007.

Të ardhurat e gjyqtares Shehu përbëhen vetëm nga paga e saj dhe ajo e bashkëshortit, të cilat kapin në total vlerën e 12.9 milionë lekëve. Përgjatë viteve në karrierë, zonja Shehu ka shënuar një rritje mesatare të pasurisë prej 133 mijë lekësh në vit.



2 Comments

  1. Hajde veting hajde . me keta prokurore e gjykates nuk pyetet ke vjedh apo jo , por sa ke vjedh . Te gjithe jane hajduter ose me sakte grabites me dhune , jane thjeshte gjobevenes .

  2. late nam me keto lajme. Po kujt i plasi trapi ne kalojne apo jo vetingun keto plehra. Ata qe se kalojne kane bere aq leke sa nuk i dhemb me koka. Ju konfiskoni pasurine epaligjshme atehere quhet i perfunduar vetingu. Pastaj dhe keto qe do e kalojne mos kujtoni se do rrine pa zhvatur, por tani do vjedhin me shume se jane te “virgjer”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *