• |
ide | kryesore

Arrestohet në Morinë 49-vjeçari, i dënuar me 10 vite burg në Norvegji për trafik droge

Lajme, Të fundit



Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një shtetas nga Kosova, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin norvegjez.

Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Istref Tahirukaj, 49 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Norvegjeze.

Gjykata e Borgating Norvegji, më datë 12.12.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *