• |
ide | kryesore

Nga Pogradeci në Fier për të vjedhur, arrestohet 42-vjeçari

Lajme, Të fundit



Lefter Meruko, i dënuar më parë për vjedhje, jeton në Pogradec por shkonte fshatrave të Fierit për të vjedhur.

Sipas policisë, ka qenë një banor që ka njoftuar efektivët për një person që ka hyrë në shtëpinë e një 46-vjeçari, i cili jeton në Greqi.

“Pas njoftimit të marrë nga Salla Operative, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë në ambientet e brendshme të banesës duke vjedhur shtetasi Lefter Meruko. Ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë zonë”, thotë policia e Fierit..

Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *