• |
ide | kryesore

Policia jep detaje/ Kush qëlloi mbi 2 lazaratasit para policisë së Gjirokastrës

Lajme, Të fundit



Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20.45, në lagjen “18 Shtatori” para Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër. Të lënduarit nga të shtënat e një pistolete janë Valentin Buci dhe Xhelo Gerveshi, 36 dhe 52 vjeç nga Lazarati.

Dy të plagosurit kanë qenë bashkë në një pikë bastesh kur janë konfliktuar me një 40-vjeçar për të cilin jepen vetëm inicialet K. Ll. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.Autori është shpallur në kërkim dhe për këtë arsye janë ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit.

Forca policore po kryejnë krehjen e zonës. Ende nuk dihet motivi ngjarjes që çoi në plagosjen e 2 personave. Të dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *