• |
ide | kryesore

E përdhunuan në grup, prostituta nigeriane identifikon 4 shqiptarët

Lajme, Të fundit



Nje grua nigeranie e cila është përdhunuar nga katër shqiptare te Kosoves në një shtëpi të Welschnofen (Tiroli Jugor), ka identifikuar agresorët e saj para trupit gjykues, shkruan Tagblatt Dolomiten.

Ajo ka fajesuar të katër burrat me origjinë nga Kosova, se e kanë “dhunuar gjatë gjithë natës”.

Nigeranja punonte si prostitute dhe fillimisht ishte thirrur nga njëri prej tyre, ndërsa më pas ky i fundit kishte thirrur edhe tre shokë tjerë, transmeton albinfo.ch.

Katër personat ndodhen në paraburgim, pasi Gjykata nuk ka menduar t’ua lehtësojë dënimin.

Ngjarja ka ndodhur natën mes 3 dhe 4 majit në Tirolin Jugor dhe është zbuluar më pas nga policia pas denoncimit. Pas ngjarjes, gruaja nga Nigeria ka paditur katërshen te autoritetet policore, të cilët kanë nisur hetimet.

Të katër burrat, të cilët punonin në ndërtim, akuzohen për dhunim seksual në grup dhe ndodhen në paraburgimin e Bozner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *