• |
ide | kryesore

Ledri Vula zbulon “Princesh Dianën” e tij

Paparazzi, Slider
18-Ledri-Vula-Yllka-Brada-Edisa-Shahini-Photography-blue-coat (1).jpg



Prej disa kohësh tashmë, Ledri Vula ka qenë në vëmendjen e mediave pasi menaxheri i tij padashje deklaroi se ai ishte në një lidhje. Disa ditë më parë, reperit i dolën ca foto ku shihej mjaft afër me një vajzë brune dhe të gjithë aluduan se ajo ishte e dashura e tij. Mirëpo, Ledri nuk komentoi fare mbi këto fjalë dhe nxorri këngën e tij të re, “Princess Diana”, e cila mori një sukses të menjëhershëm. Ditën e djeshme, reperi i ka lënë të gjithë të konfuzuar, pasi hodhi një foto me këngëtaren shqiptare, Diona Fona. Ata kanë qenë duke darkuar dhe në këtë foto të postuar nga Ledri në Instastory, dyshja shihen shumë afër me njëri-tjetrin. E sikur mos të mjaftonte kjo, reperi e ka etiketuar këngëtaren dhe pranë emrit të saj ka vendosur një emoji princeshe, Kaq është dashur dhe tashmë kanë filluar fjalët se kënga “Princess Diana” mund t’i dedikohet pikërisht këngëtares, pasi edhe emri i tyre është i ngjashëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *