• |
ide | kryesore

Me 200 km në orë, i riu dështon ti shpëtojë ndjekjes nga patrullat e policisë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia ka ndaluar një të ri nga Durrësi për lëvizje me makinë tej normave të lejuara dhe kur iu bë shenjë të ndalonte, shtoi shpejtësinë për t’i shpëtuar ndjekjes. Por nuk zgjati shumë pasi përfundoi i ndaluar nga patrulla që iu vu në ndjekje.

“Nje i ri, 29 vjecar nga Durresi u kap me shpejtesi 200 km/h. Papergjegjshmeri ne drejtim te automjetit. Nuk i ndalon policise duke rrezikuar jeten e punonjesve te policise, jeten e tij e te perdoruesve te rruges, por kapet pas ndjekjes nga patrullat e qarkullimit”- njofton policia.

Kontrollet 

Në të gjitha rrugët e Tiranës vijojnë kontrollet me drager nga Policia Rrigore e Tiranës.

Në rrugen “Sulejman Delvina” u verifikua se shtetasi me iniciale E.D 36 vjeç drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit në maseën 0.91 mg/l



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *