• |
ide | kryesore

Skandal seksual te Argjentina, akuzohet Sampaoli

Sport



Katër ditë përpara fillimit të Botërorit 2018 shpërthen situata tek Argjentina. Sikur te mos mjaftonin dëmtimet e shumta në prag të turneut, tashmë ambjenti është trazuar keq nga akuzat e gazetarit argjentinas, Gabriel Anello për ngacmim seksual të trajnerit Jorge Sampaoli ndaj një kuzhiniere.
Sipas tij, Sampaoli e ka kryer veprimin ndaj punonjëses gjatë grumbullimit. Kuzhinierja ka qenë e gatshem madje edhe të rrëfeje gjithcka, por federata i ka ofruar shuma të mëdha parash.
“Federata po mundohet ta fsheh, por kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë.” shprehet gazetari.
Në anën tjetër Federata Argjentinase e Futbollit mbrohet duke kujtuar se gazetari që raportoi këtë lajm është i padëshruar në ambientin argjentinas dhe sulmin e ka personal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *