• |
ide | kryesore

Pas ndarjes nga miliarderi, Chris Brown i kërkon një shans të dytë Rihannës

Paparazzi, Slider



Diva e popit, Rihanna ka vetëm pak ditë që është ndarë me të dashurin i saj, Hassan Jameel dhe pa kaluar shumë kohë ka patur kërkesa të reja, normalisht bëhet fjalë për Rihanna-n.

Për ish-partnerin e saj, Chris Brown, kjo ishte vetëm një shenjë për ta kërkar një shans të dytë nga ajo. Kështu tha një burim i afërt pranë këngëtarit, që ka folur ekskluzivisht për ‘HollywoodLife’. “Chris është shumë i lumtur që Rihanna nuk e mori Hassan në premierën e madhe të Ocean’s 8. Kjo është një shenjë që ajo e ka lënë vërtetë. Chris ka qenë duke e pritur këtë moment dhe është shumë i lumtur tani. Ende nuk i ka folur asaj pasi nuk ia ka hapur telefonin. Por Chris mendon se është cështje kohe dhe në momentin që do flasin, është e sigurtë që do kthehen bashkë. Gjithçka ai dëshiron është një shans i dytë pasi është Rihanna është fiksimi i jetës së tij”, tha burimi.
Ndarja e saj me milionerin Hassan duket se erdhi si shkak i një zënke, për të cilën këngëtarja është shprehur me miqtë e saj se është lodhur nga meshkujt. Ende nuk dihet se cfarë do të ndodhë me jetën e tyre pasi nuk ka patur deklarata publike dhe Rihanna është lënduar shumë nga lidhja që ka patur me Chris Brown.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *