• |
ide | kryesore

Gjykata e Krimeve të Rënda mbyll shqyrtimin gjyqësor për Shullazin dhe bandën e tij

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, që akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal.

Në këtë mënyrë, është vendosur që më datë 26 qershor të zhvillohet seanca ku do të mbahen konkluzionet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe do të jepet pretenca për secilin anëtar të grupit. Pas kësaj, sipas procedurës do të zhvillohet mbrojtja dhe më pas do jepet vendimi.

Nën akuzë si pjesë e grupit përveç Emiljano Shullazit janë edhe Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endri Zela. Deri më tani mund të themi se Prokuroria si provë të fortë në krah të saj ka dëshminë e Ylvi Beqes, biznesmeni që pretendon se Emiljano Shullazi e kërcënoi për ta bërë bashkëpronar te ish-hotel “Vollga”.

Për Shullazin ka pasur edhe akuza nga persona të tjerë, por që në dëshmitë e tyre në gjykatë ata janë tërhequr nga këto akuza. Bëhet fjalë për rektorin aktual Mynyr Koni, biznesmenin Jani Zakja dhe Adriatik Kërçukun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *