• |
ide | kryesore

Paratë e Ramës për 2017/ Kryeministri shiti shtëpinë në Tiranë dhe bleu tokë në Surrel

Lajme, Të fundit



Viti i kaluar ka qenë i mbarë për kryeminstrin Edi Rama që ka shtuar fitimet nga shitja e pikturave, krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e mëparshëm. Nëse në 2016, Rama bëri vetëm 12 milion lekë të vjetra nga shitja e pikturave, në vitin 2017 thuajse i trefishoi paratë e fituara nga veprat e tij të artit.

Në deklaratën e pasurisë, kryeministri deklaroi rreth 39 milionë lekë të vjetra të fituara përmes tregtisë me pikturat në një vit.

Bie në sy fakti që Edi Rama fiton më pak nga rroga si kryeministër sesa nga shitja e pikturave. Rroga dhe honoraret i shkojnë afërsisht 20 milion e 500 mijë lekë të vjetra në vit, pra thuajse gjysma e parave të fituara nga rroga në shtet.

Shuma që fitoi kryeministri nga shitja e pikturave është e përafërt me atë që ka deklaruar djali i tij i madh, Gregori, i cili deklaroi rreth 28 mijë euro nga shitja e veprave të artit për vitin që shkoi.

Paratë, i ka shfrytëzuar për pagesën e qirasë së shtëpisë dhe për shlyerjen e një borxhi prej 4 milion lekësh të vjetra.

Vitin e kaluar, kryeministri Rama ka gjetur blerësin për apartamentin që kishte në Tiranë, të cilin e ka shitur për 50 milion lekë të vjetra, një apartament i trashëguar nga familja, tip parafabrikat me sipërfaqe 59 metra katrorë.

Sipas të dhënave të deklaruara në ILDKPI, Linda Rama nuk mbetet pas bashkëshortit të saj, kur vjen puna te paratë që sjell në shtëpi. Ajo ka deklaruar rreth 18 milion lekë nga paga si eksperte, 27 milion lekë nga qiratë dhe 12 milion lekë honorare.

Një pjesë të parave të familjes, rreth 50 milion lekë të vjetra, janë depozituar në llogarinë bankare të Linda Ramës. Me një pjesë tjetër është blerë një sipërfaqe toke rreth 2 mijë e 200 metra katrorë në Surrel, që ka kushtuar rreth 69 milion lekë. Deklarata e pasurisë së familjes së kryeministrit Rama u publikua nga SpendingData.al©Lapsi.al

 



5 Comments

  1. Ne fakt eshte per te ardh keq, qe ky kryeminister kaq i varfer, ne vend qe te bente ndonje leke me profesionin e vet, sakrifikon dhe ben kryesherbetorin tone, vetem per 20 mil leke te vjetra ne vit. Po ky eshte Rama , nuk punon per leke, nuk i do ato. Ca ti bej ca drejtoreve te vegjel, specialisteve poshte qe po e flliqin, se ky vete, ministrat nuk prekin gje me dore. Jetojne ne ate varferine e tyre, ne emer te nje misioni madhor e te rendesishem, te nxjerri kete popull ne drite. Dhe aty ne surrel, vajti se eshte me lire si periferi. Them te mblidhemi si popull, dhe ndonje lek te vogel Rames. Te shikoj dhe ai nje dite te bardhe, se njeri eshte e se meriton kete fat te zi, te qenin kryeminister. Si zemergjere qe eshte, do i ndaj me gjiknurin, ametajn, celen, lali erin. Behuni human o njerez. Ata po vuajne per ne, jane ne sherbimin tone. Te na rruac o i gjate e te pacim sa malet!!!

  2. I bukur komenti me lart.keta rilindasit jane te gjithe te pervuajtur per popullin.E mendoni kusheriren e KMj qe erdhi nga Franca duke lene atje familjen dhe me e forta ketu kishte rroge sa 70% e rroges se Frances.Nuk e di si i dilte per te pare familjen njehere ne muaj ,pasi kur i vinte familja ketu i kushtonte me shume.Keta vetequhen tamam rilindas pasi si ata te nje shekulli me pare sakrifikojne veten(pasurine dhe shtepine e tyre) per Shqiperine.Jane bere te gjithe objekte ndihme nga fondacini Firdeus.

  3. Paska bere goxha pune drogmeni. Po punet e qeverise i ka pasqyruar me pikturat zhgarravina ky ?Te na thote ndonje bleres qe na i bleka keto zhgarravinat e ketij te cmenduri me milionat qe na fitoka. Ti lere keto pordhe, e te tregoi milionat e eurove qe ka vjedhur qysh si minister kulture, kryetar bashkie qe beri namin me 20 perqindeshin, e sot me koncesionet e vjedhjet e taksave te popullit. Ky eshte mafiozi e kapo hajduti drogmen qe ka kafshuar pasurite e ketij populli.Pa ngopesia e ketij gabzeri nuk ka fund, andaj duhet zbythur e shporrur me dhe pa veting, kete ia ben populli.

  4. Eshte e tmerrshme ta mendosh, qe keta pushtetare te nje populli kaq te varfer, vendi kaq te vogel, jane kaq te kamur. Kontrollojne per xhepat e tyre gjithe ekonomine e vendit, pasurite e tij. Ne vend qe te mbrojne interesat e popullit, jane bere sherbetore besnike te nje grupi “biznesmenesh” , duke ju dhene pa te drejte, ne menyren me arbitrare te mundshme, te menaxhojne buxhetin e ketij vendi ne fukarallek. Nuk kane asnje lidhje me realitetin. Vjedhin e grabisin per dite, si per dite te fundit. Jane bashke pozite opozite, te krimbur ne para mbrojne njeri tjetrin. Askush nuk denohet, perkundrazi fitojne zgjedhje, behen deri dhe president!! Shembulli qe japin si njerez publik eshte , vidhni sa me shume, qe te beheni dikushi ne jete.

  5. Haha. Mundet vetem te qeshesh se nuk ben dot gje tjeter. Kryeministri ‘i varfer’ dhe ‘mendon per Shqiperine’ por jo per shqiptaret. Dihet se cfare ka bere kur ishte ne Bashkine e Tiranes dhe cfare vazhdon te beje. Vetem se do te mbroje cdo pisllek me pushtet derisa t’i mbuloje ato…pastaj do dale ne pension para kohe dhe do jetoje i lumtur si Fatos Nano…’i varfer’. Shqiptaret le te vazhdojne ta votojne se do shohin ‘dite te bardha’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *