• |
ide | kryesore

Edhe të dielën shi, koha hapet të…

Lajme, Të fundit



E shtuna u shoqërua nga një mot me vranësira dhe shira lokalë në të gjithë territorin e vendit. Në orët drekës dhe pasdites nuk munguan edhe shtrëngatat.

Edhe gjatë së dielës, në vendin tonë moti pritet të jetë i vranët dhe do të shoqërohet me reshje shiu në të gjithë territorin.

Në 3 ditët e para të javës moti nuk do të jetë i favorshëm për plazh, pasi në të gjithë territorin do të ketë vranësira të shoqëruara me reshje shiu, por temperaturat do të kenë një rritje të lehtë në të dy ekstremet.

Pritet që nga dita e enjte e në vazhdim të kemi mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb, fundjava do të mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites, por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e diel.

Temperaturat paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *