• |
ide | kryesore

Vrau prindërit në Dibër, dyshohet se i riu po mashtron policinë

Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës ka dyshime se autori i krimit në familjen Sela në Dibër ku djali i sapokthyer nga Anglia vrau nënën dhe babain e tij po aktron pas krimit.

Me vendim të gjykatës, 26-vjeçari Qemal Sela është shtruar në spitalin e burgut ku po mbahet nën këqyrjen e mjekëve pas gjendjes së çeikulibruar mendore që paraqiti para hetuesve. Ai u tha policëve pas ngjarjes se kishte qëlluar dy hije që u futën në shtëpinë e tij dhe se viktimat nuk ishin nëna dhe babai i tij.

Por “Panorama” citon burime nga policia e Dibrës sipa stë cilave ka dyshime se i riu po shtiret për të t’i shpëtuar burgut. Sipas të njëjtave burime, mjeku psikiatër që ka kryer vizitën e 26-vjeçarit është shprehur me rezerva sa i përket gjendjes mendore të të arrestuarit për vrasje.

“Qemali iu përgjigj normalisht të gjitha pyetjeve të mjekut. U pyet për vitet e qëndrimit në Angli, punën e bërë atje, krimin e kryer, etj. Mjeku në fund u shpreh se: ‘Ky qenka më në rregull sesa ne” – thonë burimet.
Sjellja e tij brenda ambienteve të spitalit po mbahet në “përgjim”, pasi ka dyshime të forta se ai është i shëndoshë mendërisht.

Janë ngritur dyshime se ai e ka kryer krimin me paramendim, sepse prindërit i kishin shpenzuar kursimet e tij. Dyshohet se ai ka debatuar në telefon me familjarët e tij, që kur ndodhej ende në kamp dhe priste deportimin. Janë pyetur edhe oficerë të policisë që kryen shoqërimin e Selës nga Dibra drejt Tiranës.

Ata deklaruan se gjatë udhëtimit 200 kilometra e kanë pyetur të riun rreth ngjarjes së ndodhur. Ai ka folur normalisht për gjithçka, por vetëm kur flitej për vrasjen e dy prindërve rrekej ta anashkalonte bisedën. Hetimet pritet të marrin drejtim tjetër nëse vërtetohet se i riu po aktron gjendjen e tij mendore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *