• |
ide | kryesore

Gjermania me petkun e kampionit, Meksika nuk di të fitojë

Rusi 2018, Sport



Ndeshja e parë e Grupit F në Botërorin e Rusisë me shumë mundësi do të vendosë edhe superioritetin e skuadrës favorite, pavarësisht se Suedia nuk është aspak për tu nënvleftësuar, edhe me mungesën e Zlatan Ibrahimovic. Në Luzhniki kampionët në fuqi të Botës nuk duan kurrësesi të bëjnë figurë të keqe, në përplasjen e tyre të pestë në një turne të tillë me Meksikën.

Precedentët favorizojnë Gjermaninë…

Ashtu si mund të parashikohej, statistikat janë në favor të Manchaft me dy fitore e një barazim. Gjermanët kanë fituar 7 ndeshjet e fundit hapëse në një Botëror dhe janë në kërkim të barazimit të rekordit për të fituar Kupën në dy edicione rradhazi. Vetëm dy skuadra kanë mundur ta realizojnë një mision të tillë: Italia (1934 e 1938) e Brazili (1958 e 1962). Gjermania gjithmonë ka arritur në gjysëmfinale në katër edicionet e fundit të kompeticionit, ndërsa nga 1990 dalin gjithnjë të parët në grupin e tyre.

Arkitekti Low dhe energjia gjermane…

Ndoshta nuk është më ajo skuadra e katër viteve më parë, por Gjermania është përsëri një skuadër me vitalitet dhe kualitet, dy karakteristika që kur i bashkon me idetë e Joachim Low bëhen fituese. Tekniku gjithmonë ka ditur të marrë maksimumin nga skuadra e tij: nuk e ka problem madje edhe ta furnizojë me energji të reja, sepse në fushë eksperienca Gjermanisë nuk i mungon. Toni Kross dhe Thomas Muller janë emblemat e Panzerave, bashkë me Hummels në qendër të mbrojtjes. Rikthimi i Manuel Neuer pas gati një viti inaktiviteti tundon trajnerin ti japë fanellën e titullarit, edhe pse Ter Stegen është një siguri.

Meksika asnjeherë fituese e Kupës…

Meksika është mes 8 skuadrave që kanë marrë pjesë në Kupën e Botës të paktën 14 herë, por është edhe e vetmja mes tyre që nuk e ka fituar asnjëherë turneun. Kombëtarja e drejtuar nga Osorio të paktën ka arritur 1/8 e finales në 6 edicionet e fundit. ky është turneu i 6 ndërkombëtar për Löw si trajner i Gjermanisë, ndërsa është Kupa e parë e Botës si trajner për Osorio.

Taktikat…

Gjermanët do të nisin me 4-2-3-1 me juventinin Khedira e madrilenin Kroos si mburojë para mbrojtjes, ndërsa sulmues i vetëm do të jetë Werner. Meksika përgjigjet me një skemë kurajoze 4-3-3 me yllin e skuadrës Javier Hernandez në qendër të ofensivës, i mbështetur nga Vela e Lozano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *