• |
ide | kryesore

Malumës i vidhen 680 mijë euro në Rusi

Paparazzi, Slider



Kishte udhëtuar në Rusi për të parë nga afër ndeshjet Kampionatin Botëror 2018, por Maluma, këngëtari i njohur botëror është përballur me një surprizë të hidhur.

Artisti i famshëm kolumbian, Juan Luis Londono është plaçkitur në një hotel në Moskë të quajtur “Four Seasons”.

Hajdutët i kanë vjedhur disa bizhuteri, të cilat kapin vlerën e 680 mijë eurove.

Sipas burimit, një person i panjohur ka prezantuar veten si një mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik.

Në mesin e artikujve të vjedhur janë rrathë Cartier, disa Rolex, Hublot, Patek Philippe dhe orët Audemars Piguet, si dhe një kuletë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *