• |
ide | kryesore

Basha nuk transmeton në Facebook, deputetët e PD: Kanë bllokuar valët!

Lajme, Të fundit



Fjalimi i Lulzim Bashës nga parlamenti, pas ndërprerjes së seancës nuk po transmetohet më në të gjitha mediat përmes profilit të tij në Facebook. Për herë të parë pas disa seancave, PD nuk ka mundur të transmetojë çfarë ndodh në parlament, pasi ndërpritet seanca. Kjo sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, ndodh sepse në kuvend janë bllokuar valët e celularit.

“Në media po shpërndahet lajmi se fjala e zotit Basha në parlament nuk po transmetohet për shkak të internetit të kufizuar. E vërteta është se kufizimi i internetit nuk është rastësor. Në shkelje të ligjit, shërbimet e Kuvendit po përdorin çdo 2-3 minuta bllokimin e valëve për përdorimin e internetit” thotë zyra e shtypit e PD-së.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *