• |
ide | kryesore

Policia italiane shkatërron bandën e shqiptarëve, arresohen 7 trafikantët e drogës

Lajme, Të fundit



Tetë persona, 7 shqiptar dhe 1 italian janë vënë në pranga në Italinë fqinje, të akuzuar si pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të konsiderueshme droge në provincën e Lombardisë.

Sipas mediave në Itali, bëhet me dije se operacioni nga  “Guardia Di finanzia” është zhvilluar sot dhe janë arrestuar në 8 persona, ku 7 prej tyre janë shqiptarë.

Sipas hetimeve, personat e venë në pranga, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije kanë qenë në gjendje të fusnin në Itali sasi të konsiderueshme droge, që trafikohej më pas me doza të vogla në tregun e Lombardisë.

Kjo është goditja e dytë që i bëhet grupit kriminal. Disa muaj më parë, shtatë persona u arrestuan dhe u sekuestruan mes të tjerash 43 kg kokainë, 243 mijë euro cash, tre makinat e përdorura për transport droge.

Pas ‘goditjes’ së parë, efektivët vijuan me hetimet, duke përdorur përgjime ambientale dhe telefonike dhe monitorimin e personave të dyshuar. Hetimet sollën arrestimet e kësaj të enjteje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *