• |
ide | kryesore

Lezhë, pranga dy personave të shpallur në kërkim të dënuar për vjedhje dhe plagosje

Lajme, Të fundit

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Në pranga u vunë Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç dhe Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç.

“38-vjeçari Bushi është person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë”, thotë policia.


Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e kishte dënuar atë me burg për për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje”

Ndërsa 25-vjeçari  Bruno ( Maks) Cenaj u arrestu pasi po e njëjta gjykatë në Kurbin e kishte dënuar atë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu