• |
ide | kryesore

Kosova paguan gjobat e Shaqirit dhe Xhakës

Rusi 2018, Sport



Kosova është gati të paguajë gjobat e vëna nga Fifa për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Stephan Lichtsteiner. Vendimi është marrë pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit sanksionoi tre futbollistët e Zvicrës për festim provokator në ndeshjen e fituar me Serbinë.

Xhaka dhe Shaqiri, e bashkë me ta edhe ish-lojtari i Juventus kanë festuar duke bashkuar duart në shenjën e simbolit të shqiponjës dykrenare të Shqipërisë. Një mënyrë festimi e konsideruar provokuese nga Federata Serbe.

Të dy shënuesi e Zvicrës në ndeshjen me Serbinë janë me origjinë kosovare, ish-provincë serbe por me popullësi shqiptare, zyrtarisht e pavarur nga 2008 por kurrë e njohur nga Serbia. Pas protestave serbe Fifa vendosi 8.500 euro gjobë për Xhakën e Shaqirin për sjellje anti-sportive dhe 4000 euro për Lichtsteiner. Federata Zvicerane nga ana e saj nuk ka marrë asnjë masë disiplinore dhe tre lojtarët do të jenë rregullisht në fushë.

Në Kosovë ndërkohë janë aktivizuar për të paguar gjobat: një peticion online ka mbledhur më shumë se 12.000 euro dhe vetë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka vënë në dispozicion rrogën e tij prej 1.500 euro. “Janë ndëshkuar sepse nuk harruar rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë” deklaroi politikani për shtypin lokal, duke shtuar se kishte ndjerë një kënaqësi të madhe kur i pa të festonin në atë mënyrë kundër Serbisë.



7 Comments

  1. Lapsi.al DNqs keni mundesi publikojeni nje foto te Kosta Grillos duke bo simbolin serb me 3 gishta. Edhe diten e ndeshjes Zvicer Serbi- ne nje interviste per nje media ne Kosove, nderkohe qe po mundohej te arsyetonte simpatine qe ka shpreh hapur per Serbine, ne fund kur u pyt kush deshiron te fitoje sot, tha nje barazim pse jo do ishte mire.Kaq pro serb sa eshte ky Grillo, meriton te fitoje perbuzjen e krejt shqiptareve (Foton e ke te gazeta e Buzhales.)

  2. O Lapsi,
    Perse perdorni fjalin “…ish-provincë serbe por me popullësi shqiptare….” edhe nese e pektheni nga shkimet t’huaja, ose korrigjone ose lereni textin origjnal ose jepni referencen ose mos shkurani hiq.. Kosova kur nuk ka qen province serbe, eshte okupuar nga jogosllavia-serbia !!!

    1. Verejtje me vend,qe do vlente per shumicen e mediave tona. E ke pare psh ndonjeere edhe me media televizive,japin harten e ballkanit me Kosoven brenda serbise. Po nejse ka dhe media shqip qe nuki bejne keto gabime.Eshte nje portal/gazete ne Kosove, (qe keto dite ka ditelindjen)qe te ben me qesh kur lexon lajmet per serbet aty, Psh kur i referohet ndonje lajmi te dhene ne mediat serbe, thote “sic shkarravit kjo fletushke serbe” .Tjeter gje qe portalet tona duhet ta permiresojne eshte qe mos te lene persona serbe qe flasin shqip , te komentojne ketu e te bejne percarje fetare e krahinore, sic eshte nje mi ketu,qe heret hiqet si i Kosoves, here i nje feje e here i fese tjeter.

      1. Arber, mire e ke shum, po edhe une kam pardisa shkirme ne disa portale te kosoves-shum amator : kush e di se si jan bere gazetar…..
        Sa i perket parçarsve, fatkeqisht en trojet shqiptare ka pas cdo here : por nuk do e lodhim koken me ta, sa i perket fes “feja e shqiptarit eshte shqiptarie” te shkruajn armiqet çfar te dojn, gjithashtu ne te gjith i dim krahinat e shqipirs… Eshte mire te studiohet/njifen menimet e armiqve….
        Sa i perket keti portali, sipas mendimit time keut duket se ka vetem interesa/qellime partiake, qellime partiake te cilat shprehen vetem me urrejtje. Nuk eshte peshtupja se per ideologie, partie, madhesi, shoqri, vend, komb,.. por vetem urrejtje… Te verbuar nga urrejtja sa qe 90% e shkirmeve jane negative per shqiprin…Kurrsesi nuk e bej te mire positen, por eshte zgjedhur me shumic nga qytetaret, dhe duhet te kete pak respekt dhe te jen pak me konstruktiv… Nuk eshte ne pytje te respektohet posita apo nje persone ne veçanti : Te respektohet vullneti i qytetarve !! Kete e bej une..Nuk kam preference per ndonje: cili do qe pelqehet nga shumica e qytetarve duhet te respktohet.

        Nese di ti ndonje protal, qe eshte por PS, me trego te lutem, vetem dua te shof si shprehen aty..Thjesht si shiptar dua te lexoj, qe te kam nje idee, dhe te krhasoj serozitetin et profesionalizmin ne mes tyre..

        Pershendejte

  3. Kosova e mjere ti paguaj borgjin e milionerit xherdan shaqiri e xhakes,ku sipas te dhenave zvicerane te 2011 te,xherdan shaqiri ka mbi 10 milione franka zvicerane ne kanto.
    a xhedan ” patrioti” shenjoke gola te qellimshme per ta eliminuar shqiperin.
    ah sa patriote qeveria kaka e kosoves me xhedan bythen qerkezë.

    1. O Gjeoanalist fashit shka, qe pretendon se je nga Kosova,por qe Kosoven e urren me se shumti. Nuk po na detyrojne ti paguajme me zor.Por me krenari dhe deshire te madhe po i paguajme. Ka pas edhe zviceriane qe kane pagu, jo vetem shqipet(kryesisht emigrante te Amerikes).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *