• |
ide | kryesore

“BE-ja duhet të përgatitet për më të keqen nga presidenti Trump”

Planet



Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk deklaroi se BE-ja duhet të përgatitet për më të keqen nga politikat tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një letër dërguar udhëheqësve të Bashkimit Europain, Tusk theksoi se “marrëdhëniet transatlantike janë nën një presion të madh, për shkak të politikave të presidentit Trump”. 

Tusk, i cili do të kryesojë një samit dyditësh të liderëve të BE-së në Bruksel, nisur nga e enjtja, tha se “ndarjet, për fat të keq, shkojnë përtej tregtisë”.

“Derisa shpresojmë për më të mirën, duhet të bëhemi gati për skenarët më të këqij për Unionin”, tha Tusk.

Këtë muaj, Donald Trump ka vënë tarifa mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Bashkimi Europian dhe vendet e tjera aleate. BE-ja është përgjigjur me taksa hakmarrëse. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare. Edhe Kina është përfshirë në një situatë të tillë konfliktuale me SHBA-të.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Lufta tregtare/ Pas Europës Trump kërcënohet edhe nga Kina 



1 Comment

  1. cfar ndolle me te dobetit kur te fuqishmit ,kan rene ne konflikt interesi,qe nuk dalin me dot,sepse kan nje magnet te fuqishem ne shpirte dhe kjo quhet egoja pushteti dhe parase qe nuk njeh asgje vecse interes force veprim,vlerat ne mes si ekujliber stabilizues nuk ekzistojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *