• |
ide | kryesore

Ktheheshin nga mbrëmja e Maturës, 3 të rinjtë në Fier bëjnë aksident, plagoset një vajzë

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku një mjet me maturantë është përplasur. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40, në rrugën Fier-Daullas. Mësohet se në mjet ndodheshin 3 maturantë, ndërsa e plagosur ka mbetur një vajzës. Të rinjtë po ktheheshin nga festa e Maturës.

Fill pas aksidentit, vajza është transportuar me urgjencë për në spitalin e Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Deri më tani nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në aksident, si dhe motivet e ngjarjes. Aktualisht policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *