• |
ide | kryesore

Video/ Belgjika merr vendin e parë, Anglia përdor llogaritë

Rusi 2018, Sport, Video



Belgjika konfirmohet forcë e parë e Grupit G duke triumfuar edhe në sfidën direkte me Anglinë. 9 pikë për belgët, që shkojnë të përplasen në 1/8 e finaleve me Japoninë, në një ndeshje që të paktën në letër nuk është problematike për skuadrën e Ricardo Martinez.
Vendosi një gol i shqiptarit të Belgjikës Adnan Januzaj, por edhe ky nuk është se mund të quhet një test i vërtetë për Djajtë e Kuq, por edhe Anglinë në fakt, me skuadrat që reshtuan në “Kaliningrad Stadium” linjat e dyta, duke hequr dorë madje edhe nga golashënuesit më të mirë të Rusi 2018 Romelo Lukaku dhe Harry Kane.
Tre ndeshje, tre fitore. Gati një verdikt. Gjithcka funksionon më së miri për skuadrën e Martinez, pavarësisht një rrugëtimi që vjen në ngjitje tashmë. Duke fituar, Djajtë e Kuq përfundojnë në anën e majtë të tabelës. Atë më të “fortën”. Me Japoninë, Uruguajin, Portugalin, Francën, Argjentinën, Brazilin e Meksikën. Anglia merr vërtetë kundërshtarin më të vështirë në 1/8, Kolumbinë, por është në anën e Spanjës, Rusisë, Kroacisë, Danimarkës, Suedisë e Svicrës.

https://clips.clippit.tv/elqanp/720.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *