• |
ide | kryesore

Arrihet marrëveshja për emigrantët, BE: Kampet do të ngrihen “vullnetarisht”

Lajme, Të fundit



Pas 12 orë bisedimesh maratonë në Bruksel, liderët e BE-së e arritën më në fund marrëveshjen e emigracionit që i jep një frymëmarrje lehtësimi Angela Merkelit.

Vetë e ardhmja e kancelares gjermane në këtë post rrezikohej, nëse nuk do të dilte me një pakt të pranueshëm mes mosmarrëveshjeve të ashpra me ministrin e vet të Brendshëm Horst Seehofer.

Lajmin e arritjes së ujdisë e njoftoi përmes “Twitter”-it presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. “28 liderët e BE-së, ranë dakord me përfundimet e këshillit mbi emigracionin”  shkroi ai. Në dokument, është pak i vakët, sipas DW, formulimi mbi mbylljen e qendrave të emigranteve brenda bllokut.

Shtetet e BE, që do të kenë dëshirë të ngrenë kampe të tilla do t’i verfiikojnë azilkërkuesit në territorin e tyre. Ndërkohë, propozohet që kontrolli i emigrantëve, përsa i takon të drejtave për të kërkuar azil, të bëhet përpara se të arrijnë bllokun.

Shteteve në veriun e Afrikes dhe në Lindjen e Mesme, Bashkimi Europian do t’iu ofrojë ndihmë financiare në këmbim të dritës jeshile për ngritjen e qendrave të verifikimit në platformat rajonale ku grumbullohen emigrantët.

Nga sa shpjegoi Merkel, krerët e unionit ranë gjithashtu dakord për kontrolle të brendshme më të ashpra në mënyrë që azilkërkuesve të mos i lejohet ta zgjedhin vetë vendin ku do të aplikojnë. Italia refuzoi fillimisht t’i nënshkruante konkluzionet e përbashkëta të takimit të cilat përfshinin dhe çështje si Brexitit apo siguria, nëse më parë qeveritë e BE-së nuk binin dakord mbi emigracionin.

Pjesëmarrësit në samit pranuan gjithashtu t’i paguajnë Turqisë një tjetër këst 3 miliardë dollarësh në kuadër të marrëveshjes se 2016-ës që lidhet me përpjekjet e Ankarasë për t’i mbajtur emigrantët larg Europës.



1 Comment

  1. RAMA OFROI TER VAGINAT E PA PREKURA TE ISH PES GRAVE TE TIJ NGA VET AI SE KA MERAK ME SHUM KASTRAVECA;NGJALA E BANANE TE DASH PEZEZ KU JETOI PES VITE;NGJAKLA MET TE LALZIT;DHE BANANE BRAZILJANE QE I SOLLI DITMUT BUSHATI PER TE BER KAMPE,PASTAJ PRAPANICEN E VET,TE ERIONKES,GJIKNURIT,MIM KOSHELIT ETJ.por prap se prap do mar zhele siq morri dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *