• |
ide | kryesore

Kush janë 10 milionerët më të mëdhenj shqiptarë dhe sa miliona euro kursime në banka zotërojnë

Lajme
Euro



Të dhjetë klientët më të mëdhenj kanë ulur ekspozimin e tyre në kursimet bankare, por gjithsesi në fund të vitit të kaluar ata zotëronin rreth 500 milionë euro kursime ne sistem.

Departamenti i Mbikëqyrjes Bankare në Bankën e Shqipërisë raportoi se fundmi se depozitat në sistemin bankar arritën në fund të vitit 2017 në 1.16 trilion lekë me një rritje vjetore prej 0.74%, krahasuar me një vit më parë.

Në dhjetor 2017, dhjetë depozituesit më të mëdhenj zotëronin 5.46% të totalit të depozitave të sistemit bankar me mbi 65 miliardë lekë ose rreth 500 milionë euro, kundrejt 6.16% që zinin në dhjetor 2016.

Banka verën se e njëjta ecuri tkurrëse e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. Depozitat e individëve mbeten baza kryesore e depozitave të sistemit, me peshë prej 83.24% të totalit të depozitave, por me një rënie rreth 0.19 pikë përqindjeje krahasuar me një vit më parë.

Ekspertiza e bankës shpjegon se kjo sjellje vjen si pasojë e kombinimit të efekteve të ecurisë së normave të interesit të tregut me faktorë të jashtëm. Gjatë këtij viti, llogaritë e bizneseve janë rritur me ritme më të larta se llogaritë e individëve (përkatësisht 3.27% dhe 0.46%).

Depozitat e sistemit janë rritur me rreth 8,5 miliardë lekë këtë vit, përkundrejt rritjes me rreth 59 miliardë lekë, në vitin 2016.

Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar, me një peshë prej 80.41% (82.27% në dhjetor 2016) të totalit të pasivit.

Pesha e monedhës vendase në totalin e depozitave ka rënë lehtësisht në 47.08%, nga 47.2% në dhjetor 2016.

Struktura e maturitetit është zhvendosur në drejtim të afateve më të shkurtra, sepse është rritur pesha e llogarive rrjedhëse dhe depozitave pa afat, ndërkohë që depozitat me afat janë tkurrur relativisht nën ndikimin e uljes së vazhdueshme të normave të interesit të tregut.

Raporti kredi/depozita, në dhjetor 2017, paraqitet në nivelin 51.55% (dhjetor 2016, 51.86%), duke reflektuar një potencial të madhe në kredidhënie. Monitor 



2 Comments

  1. Titulli thote ja kush jane 10 milioneret shqiptare …..por kur lexon me poshte nuk asnje emer apo mbiemer …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *