• |
ide | kryesore

Basha: 5 oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë (Por nuk përmend emra)

Lajme, Të fundit



Për të përkujtuar 2 korrikun, ditën kur shqiptarët u futën në ambasada, kreu i PD-së, Lulzim Basha, zgjodhi një takim me të rinjtë. Ndër të tjera ai foli për integrimin e Shqipërisë në BE, ku vuri theksin te hapja e negociatave. Sipas Bashës, nuk hapen negociatat me një kryeministër të lidhur me drogën, 

“Me ekonomi të drogës dhe krimit nuk hapen. Sa u hapën në 2016, sa u hapën këtë qershor, aq do të hapen edhe qershorit tjetër. Opozita e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, duke u thënë evropianëve të vërtetën në sy dhe duke u thënë kështu është siç thoni ju. Ndihma juaj për hapjen e negociatave do të ishte një ndihmë shtesë për t’i mbajtur nën kontroll. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë e parë është çlirimi i politikës nga krimi. Çlirimi nuk do të vijë duke i dhënë falje Edi Ramës, por duke i treguar Edi Ramës, derën, duke larguar këtë qeveri. Vetëm çlirimi i politikës nga krimi hap negociatat. Nga oligarkët, pesë oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë dhe që pastron paratë e drogës për llogari të Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit, ky merr çdo tender. Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi i vogël po shkon kokëposhtë”, tha Basha.

Sa i përket projektit të Teatrit Kombëtar, kreu i PD-së u shpreh se kur ata të vijnë në pushtet do të zhbëjnë me ligj cdo grabitje që i bëhet pronës publike.

© LAPSI.al 



2 Comments

  1. Pse nuk shprehesh per Koncesionin rruges se Kuksit, Rruges Tirane Durres etj. I harrove protestat?
    Pse nuk deklarohesh specifikisht transferimit tek privatet te rrugeve.
    Vendosja e traut eshte socializim i rrezikut dhe privatizim i fitimit.

    Ke material per kontratat e qelbura te rruges se Kuksi, sa te duash.

  2. Normal qe nuk permend emra Luli se jane te njejtet oligarke qe i sherbejne edhe Lulit dhe te gjithe pushtetareve, prandaj zoteria nuk ka bythe te permendi emra se ja permendin mire oligarket atij pastaj te gjitha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *