• |
ide | kryesore

Basha “thumbon” Vlahutin dhe Fleckenstein: Dëshmitarë të rremë që na thonë “puthuni” me qeverinë e krimit

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Lulzim Basha “thumboi” sot ambasadorët e huaj në Shqipëri pas kërkesave për bashkëpunim mazhorancë-opozitë. Gjatë paradites ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein apeluan që mazhoranca dhe opozita të të bashkohen për integrimin.  

“Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo retorikë. Integrimi europian nuk është për axhenda të fshehura. E kemi parë në disa vende por dhe këtu, disa grupe interesi e kanë kuptuar se çfarë është BE, por ka dhe disa grupe qe nuk nxitojnë sepse nuk e duan BE. Shumica dhe pakica duhet të bashkëpunojnë. Shumica te shtrijë dorën e dialogut, sepse pa këtë, procesi është  pothuajse i pa mundur” – tha Vlahutin.

Nuk vonoi edhe përgjigjja e Bashës gjatë një takimi me të rinjtë në përkujtim të 2 korrikut 1990 kur shqiptarët hynë pasivisht në ambasadat e Tiranës.  

“Më vjen keq që edhe sot ka pasur investime Don Kishoteske, nga ndonjë i huaj, që është vegla e Ramës. Problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, por i qeverisë së lidhur me krimin. BE ka folur qartë, nuk e pranon mashtrimin. Ai ka pasur edhe “dëshmitarë të rremë” që nuk kanë parë krimin, korrupsionin dhe drogën. Në Europë hyhet vetëm me të vërteta.

Nuk i ka mbyllur dyert konflikti politik. Ata që thonë këtë janë mercenarë të Ramës ndërsa përsiatjet që “hajde puthuni” janë anti-europiane, pasi demokracia europiane ka në themel antagonizmin. Si u shërbehet qytetarëve duke u bërë fresk apo duke u përballur? “Jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë”, – ne nuk bashkëpunojmë me qeverinë e krimit dhe drogës”, – tha Basha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Vetem ambasadoret,,,puthadore te rames do mund te bejne propozime, qe nje opozite do mund te bashkepunonte me kete qeveri te krimit e droges, hajdutllekut, e maskaradavete maskuara ne kurriz te popullit shqiptar. Largimi i kesaj qeverie si propozim do ish me ne fuksion te demokracise e ardhmerise se ekonomise e prosperitetit. andaj me ikjen e tyre ishalla marrin edhe kete qeverikompromentimi te interesave te tyre.

  2. “Procesin integrimit,
    Knon vllahuta. Sikur I flet deleve kroate. Po dele te marume.
    ‘Procesi Integrimit kërkon bashkim, jo retorikë…
    nuk është për axhenda të fshehura.
    … ka dhe disa grupe qe nuk nxitojnë sepse nuk e duan BE….’
    I paskerkesh pare qone ca te thella, ëë.
    Kjo portavoçja (edvinit)
    di sa papagalli ( ja po I fus ene Breshken) e Citjanes,
    prej te thellave,
    lum si qo.
    E c’i duhet?!. Ka Bab sorosin.

    Mos na lont’ zoti pa vemjet zorraxhie….
    (Mire tha njoni qe kur te shporret qo ne Kroaci
    do vajtoje me denesa
    si e kane perdore (si fshese qenefi) per aq pak Dhurata….)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *